Bíblia OnLine

Nova Pesquisa         Todo o Livro         Todo o Capítulo

   Versão: Shqiptar: Bibla Shqiptare
 
Gênesis 1:1Në fillim Perëndia krijoi qiejt dhe tokën.    
Gênesis 1:2Toka ishte pa trajtë, e zbrazët dhe errësira mbulonte sipërfaqen e humnerës; dhe Fryma e Perëndisë fluturonte mbi sipërfaqen e ujërave.    
Gênesis 1:3Pastaj Perëndia tha: "U bëftë drita!". Dhe drita u bë.    
Gênesis 1:4Dhe Perëndia pa që drita ishte e mirë; dhe Perëndia e ndau dritën nga errësira.    
Gênesis 1:5Dhe Perëndia e quajti dritën "ditë" dhe errësirën "natë". Kështu erdhi mbrëmja e pastaj erdhi mëngjesi: dita e parë.    
Gênesis 1:6Pastaj Perëndia tha: "Le të jetë një kupë qiellore mes ujërave, që t´i ndajë ujërat nga ujërat".    
Gênesis 1:7Dhe Perëndia krijoi kupën qiellore dhe ndau ujërat që ishin poshtë saj nga ujërat që ishin sipër saj. Dhe kështu u bë.    
Gênesis 1:8Dhe Perëndia e quajti kupën qiellore "qiell". Kështu erdhi mbrëmja, pastaj erdhi mëngjesi: dita e dytë.    
Gênesis 1:9Pastaj Perëndia tha: "Ujërat që janë nën qiellin të grumbullohen në një vend të vetëm dhe të shfaqet tera". Dhe kështu u bë.    
Gênesis 1:10Dhe Perëndia e quajti terën "tokë" dhe grumbullimin e ujërave "detë". Dhe Perëndia pa që kjo ishte mirë.    

   
Veja também: CvvNet



Página anterior    [ 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 ]    Última página