Bíblia On Line - Informação bíblica de confiança
Bíblia OnLine
Nova Pesquisa         Todo o Livro         Todo o Capítulo

   Versão: Shqiptar: Bibla Shqiptare
 
Deuteronômio 31:1 Moisiu shkoi dhe u drejtoi edhe këto fjalë tërë Izraelit,    
Deuteronômio 31:2 dhe u tha banorëve të tij: "Unë jam sot njëqind e njëzet vjeç, nuk mundem më të hyj dhe të dal; përveç kësaj Zoti më ka thënë: "Ti nuk do ta kalosh Jordanin".    
Deuteronômio 31:3 Zoti, Perëndia yt, do të kalojë ai vetë para teje, dhe do të shkatërrojë para teje këto kombe, dhe ti do t´i shpronësosh; vetë Jozueu do të kalojë para teje, siç e ka thënë Zoti.    
Deuteronômio 31:4 Dhe Zoti do t´u bëjë atyre atë që u bëri Sihonit dhe Ogut, mbretit të Amorejve, dhe vendit të tyre, kur i shkatërroi.    
Deuteronômio 31:5 Zoti do t´i kalojë në pushtetin tuaj dhe ju do t´i trajtoni sipas të gjitha urdhërave që ju kam dhënë.    
Deuteronômio 31:6 Tregohuni të fortë dhe trima, mos kini frikë, mos u trembni prej tyre, sepse Zoti, Perëndia yt, është ai vetë që ecën me ty; ai nuk do të të lërë dhe nuk ka për të të braktisur".    


Veja também: CvvNet



Página anterior    [ 1 ]    Última página