Bíblia OnLine

Nova Pesquisa         Todo o Livro         Todo o Capítulo

   Versão: Shqiptar: Bibla Shqiptare
 
Gênesis 2:10Një lumë dilte nga Edeni për të ujitur kopshtin dhe ndahej në katër rrjedha uji.    
Gênesis 2:11Emri i lumit të parë është Pishon; është ai që rrethon tërë vendin e Havilahut, ku ka flori;    
Gênesis 2:12dhe floriri i këtij vendi është i mirë; aty gjenden gjithashtu bdeli dhe guri i oniksit.    
Gênesis 2:13Emri i lumit të dytë është Gihon, dhe ai rrethon tërë vendin e Kushit.    
Gênesis 2:14Emri i lumit të tretë është Tigri, dhe është ai që rrjedh në lindje të Asirisë. Lumi i katërt është Eufrati.    
Gênesis 2:15Zoti Perëndi e mori pra njeriun dhe e futi në kopshtin e Edenit, me qëllim që ta punonte dhe ta ruante.    
Gênesis 2:16Dhe Zoti Perëndi e urdhëroi njeriun duke i thënë: "Ha bile lirisht nga çdo pemë e kopshtit;    
Gênesis 2:17por mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj ke për të vdekur me siguri".    
Gênesis 2:18Pastaj Zoti Perëndi tha: "Nuk është mirë që njeriu të jetë vetëm; unë do t´i bëj një ndihmë që i leverdis".    
Gênesis 2:19Dhe Zoti Perëndi formoi nga dheu tërë kafshët e fushës dhe tërë zogjtë e qiellit dhe i çoi te njeriu për të parë si do t´i quante; dhe sido që njeriu t´i quante qeniet e gjalla, ai do të ishte emri i tyre.    

   
Veja também: CvvNet



Página anterior    [ 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 ]    Última página